NPOST | Shërbimi Postar më i besueshëm në Kosovë

Çka është N'POSTOMAT?

Është makinë vetëshërbyese e cila ju mundëson të pranoni dhe dërgoni pako të madhësive të ndryshme.

Kur ju bleni online tek shitësit që punojnë me NPOST, do të keni mundësi të zgjedhni lokacionin më të afërt nga adresa juaj duke përdorur kodin i cili ju vjen në SMS, apo në aplikacionin mobil të NPOST si dhe në Viber.

Me Postomatet e NPOST-ës pranimi i porosive ska qenë asnjëherë më i lehtë dhe më i përshtatshëm.


Qysh funksionon?

Kur ju porositni online, shitësi regjistron porosinë në sistemin e NPOST-ës dhe juve automatikisht do të ju vije një SMS si dhe në Viber për mënyrën e preferuar të pranimit.

Nëse dëshironi që ta pranoni në shtëpi nga postieri.
Apo që porosinë tuaj të ua sjellim në Postomat.


Gjithashtu ju do të keni mundësi që edhe në rast se nuk mund ta pranoni porosinë në shtëpi , të udhëzoni postierin që pakon tuaj ta dorëzon në Postomatin më të afërt për ju.

Përparësitë



Pranoni porosinë kur ju të dëshironi

Pranoni porosinë në kohën kur ju dëshironi dhe nuk vareni prej agjendës së positerit dhe kohës. Postomati punon 24 orë dhe pako juaj mbahet në Postomat 48 orë. Në rast të pamundësisë për tërheqjen e porosisë në kohë, ne e kthejmë në zyrën tonë më të afërt.


Mundësi e garantuar e kthimit edhe pas dërgimit të porosisë

Kur ju dëshironi të ktheni porosinë tek dërguesi, ju mund ta ktheni në Postomat dhe ne e dërgojmë prapa tek shitësi.


Mundësi pagese para pranimit të porosisë

Postomatet tona jan të pajisura me mundësi pagese me të gjitha llojet e kartelave bankare(POS).


Eco-Friendly shërbim postar

Mënyra e dërgesave në postomat është më ekologjike për arsye të koncentrimit të dërgesave në një vend, për dallim të atyre të cilat dërgohen nga postieri tek secili pranues një nga një.