NPOST | Shërbimi Postar më i besueshëm në Kosovë

Ofro eksperiencë unike dhe saktësi për klientët tuaj!

Rriteni biznesin tuaj Online me shërbimin kurier të krijuar enkas për ju. N’POST është kompania që ofron infrastrukturën më moderne dhe teknologjinë më të avancuar. N’POST nuk është vetëm shërbim kurier, por e fokusuar në logjistikën e tregtisë në internet. Disa arsye pse oferta jonë është unike dhe shërbimet tona janë më kualitativet në treg:

Klientët tuaj përveq dërgimit të pakove, do të pranojnë edhe eksperiencën më të mirë gjatë blerjës duke ju garantuar saktësi dhe korrektësi përmes shërbimeve shtese që përfshihen në shërbimin tonë postar sic janë SMS Asistentja dhe qendra e thirrjës dhe dorëzimi i porosisë nga persona të trajnuar në shërbim ndaj klientit.

Cmimet tona janë të njejta për të gjithë, ato determinohen nga volumi i sasisë se porosive dhe madhësisë së pakos.

Cmimet fillojnë nga 1.5 EUR në promocione dhe sasi. Anulimet/refuzimet pa pagesë.

Ne kemi investuar seriozisht në teknologjinë dhe menaxhim të proceseve të punëve. Ju e keni vetëm një pikë të qasjës nga e cila menaxhoni dhe monitoroni cdo gjë në lidhje me llogarinë tuaj.

Nga ky portal ju mund të shtoni porosi, të shtoni adresa të marrjes së porosive, të gjurmoni dërgesën si dhe të njoftoni klientët tuaj automatikisht me email/sms, e shumë funksione tjera që shtohen çdo ditë.

Ne prej ditës së pare ju ofrojmë API Modulin, me të cilin ju e lidhni teknikisht dyqanin tuaj apo platformën tuaj të shitjeve online me sistemin tonë dhe të gjitha porositë nga klientët tuaj regjistrohen direkt ne sistemin tonë duke ju automatizuar sistemin e porosive. Ndersa ne vijmë dhe i marrim porosite e konfirmuara sipas intervale të caktuara kohore.

Ne i mledhim paratë nga klientët tuaj falas. Nga sistemi jonë i menaxhimit të llogarisë suaj, ju bëni kërkesën për barazim dhe brenda 24 orëve paratë e mbledhura ju dergohen me rastin e mbledhjës së porosive në ditën vijuese.

Me rastin e mbledhjes së porosisë nga agjenti ynë, klienti i fundit pranon SMS lidhur me statusin e porosisë, si dhe në rast të dështimit/anulimit të porosisë, klienti njoftohet përmes SMS me arsyen e dëshitimit/anulimit të porosisë.

Asistentja tani më është lidhur edhe me CRM sistemin dhe klientët tuaj mund ti shkruajnë ne Viber dhe FB messenger për të ditur më shume rreth statusit të porosisë.

Ju mund të thirrni pa pagesë në qendrën tonë të thirrjës e cila njëkohësisht është edhe Qendra Operative e cila ka një pasqyrë të qartë se cka po ndodh me porosinë tuaj. Në qendrën tonë të thirrjeve nuk flisni me postierë dhe me persona jo kompetent por përgjigjën e merrni në mënyrë të saktë dhe pa vonesa.

Edhe klientët tuaj mund të thirrin në qendrën tonë të thirrjës duke ju lehtësuar shitësve punën me klientët e tuaj.