NPOST | Shërbimi Postar më i besueshëm në Kosovë

ÇKA ËSHTË N'POSTOMATI?

N’POSTOMAT është rrjet i makinave vetshërbyese postare që do ti instalojë E N LLC në Kosovë. Ato shërbejnë për pranimin dhe dërgimin e pakove të mallrave kryesisht të porositura nga klientët tek tregtarët përmes Internetit. Këto makina vetëshërbyese janë trend i ri në ekonomitë e zhvilluara dhe kontrollohen në mënyrë të mençur përmes aplikacionit mobil si dhe ekranit. Janë shumë atraktiv për klientët pasi që ua mundësojnë marrjen dhe dergimin e porosive në çdo kohë dhe punojnë 24/7. Kur ju bleni online tek shitësit që punojnë me N'POST do të keni mundësi të zgjedhni lokacionion më të afërt nga adresa juaj duke përdorur kodin i cili ju vjen në SMS apo në aplikacionin mobil të NPOST si dhe gjithashtu në Viber.

ÇKA FITOJ UNË SI PRONAR I LOKACIONIT?

Bëhu partner i yni dhe përfito duke lëshuar me qira hapësirën e pashfrytëzuar, përqindjë për cdo transakcion (porosi të suksesshme) si dhe duke bërë më të frekuentuar lokacionin tuaj nga klientët tanë.

Bëje më atraktiv lokacionin tuaj

Sa më shumë njerëz vizitojnë lokacionin tuaj për të marrë porositë në Postomatet tona, aq më shumë mundësi për biznesin tuaj

Fito para nga qiraja për hapësirën që nuk e shfrytëzon

Asgjë nuk ju pengon. Postomatet zakonisht vendosën në lokacione ku nuk pengojnë, në kthina dhe qoshe, parking

Click & Collect 24/7

Postomati punon 24/7 dhe ju mund ta përdorni për dorëzimin e mallrave jashtë orarit të punës suaj për klientët që blejnë online dhë dëshirojnë ta marrin porosinë jasht orarit tuaj të punës.

Cmime preferenciale për partnerët tanë në rrjetën tonë postare

Të gjithë partnerët tanë kanë cmime preferenciale për shfrytëzim të shërbimeve tona postare duke përfshirë shërbimin korrier deri në dërë si dhe rrjetit të postomatëve.

KU VENDOSEN?

N'Postomatet janë të përshtatshëm në qdo vend, e sidomos kur edhe zë shumë pak hapësirë. Bizneset mund të përfitojnë avantazhe nga N'Postomati në mënyra të ndryshme. Ato mund të vendosen në hapësira si përshembull:

Dyqane/Markete

Markete apo dyqane, në hapësirën ballore ku mund të ketë qasje 24/7, qoshe të pashfrytëzuara para apo anash dyqanit.

Pompa

Në pompa të derivateve, ku mund të kryhën pagesa dhe që punojnë 24/7.

Agjenci Sherb.

Agjenci shërbimesh apo pagesash të ngjajshëm si distributor

Qendra Tregtare.

Qendra Tregtare

Detajet Teknike

Mëso për detajet e N'Postomatit

Fotot

Ilustrim të fotove se ku mund të vendosen N'Postomatet