NPOST | Na përnime jemi gjithkah

Termet dhe Kushtet

Për shfrytëzimin e shërbimeve postare dhe transportuese nga E N L.L.C.

Neni 1

Përkufizime


  • 1.1 OPERATORI - këtu e në vijim i referohet shoqerise E N LLC me zyrën e saj të regjistruar në rrugën Isak Lutolli pa numër, Veternik Prishtina, i regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit të Kosovës me numrin Unik të Identifikimit 811397703 në tekstin e mëtejmë OPERATORI.
  • 1.2 Klienti - këtu e në vijim i referohet shoqerise sh.a (ose sh.p.k) palë në këtë kontratë.
  • 1.3 Me “Mall” - ne zbatim të kësaj kontrate do të kuptohen produktet e ligjshme te cilat postohen apo transportohen përllogari të Klientit
  • 1.4 Lëndë e ndaluar - këtu e në vijim i referohet substancave, mallrave apo lëndëve përdorimi, poseidimi, apo transporti i të cilave ndalohet me ligj.
  • 1.5 Cash on Delivery – këtu e në vijim i referohet të gjitha dërgesave për të cilat OPERATORI duhet të marrë para nga pritesi përllogari të Klientit.
  • 1.6 Zona Urbane – këtu e në vijim i referohet të gjitha adresave të cilat ndodhen brenda qyteteve apo qytezave te Republikes së Kosoves.
  • 1.7 Zona Jo Urbane – këtu e në vijim i referohet të gjitha adresave të cilat ndoshen në fshatra të Republikes së Kosovës.
  • 1.8 Dërgesë të Shpërndarë – këtu e në vijim i referohet çdo Mall i marrë në dorëzim nga Klienti dhe shpërndarja fizike është realizuar me sukses te pritësi si dhe janë arkëtuar paratë sipas faturës shoqëruese lëshuar nga Klienti.
  • 1.9 Dërgesë të Pashpërndarë – këtu e në vijim i referohet çdo Mall i marrë në dorëzim nga Klienti , që është realizuar shërbimi postar deri në adresen e përcaktuar në faturën shoqëruese , por dorëzimi të pritësi nuk realizohet për çdo lloj arsye.

Neni 2

OBJEKTI I KONTRATËS


  • 2.1 Objekt i kësaj kontrate është “Shërbime Postare&Transporti” brenda vendit me pagesë të pritësi.
  • 2.2 OPERATORI merr për sipër të kryeje për llogari të Klientit shërbimet të lartëpërshkruara si më sipër përcaktuarnë piken 2.1, sipas Kushteve & Konditave të E N L.L.C.

ÇMIMORJA E SHËRBIMEVE

  • 2.3 Shërbime postare me kundrejtëpagesë, brenda Kosovës.
Lloji Madhësia
Pako e vogël Pako e mesme Pako e madhe
Dërgesë 2 EUR 3.5 EUR 5 EUR
Anulimi Falas deri 5% i totalit mujor të porosive

Kjo është çmimorja standarde, çmimet janë me TVSH. Për biznese të ndryshme mund të ofrojmë oferta speciale!

Neni 3

DETYRIMET E OPERATORIT


  • 3.1 OPERATORI detyrohet që, bazuar dhe në marrveshjen paraprake, t’i sigurojë Klientit shpejtësinë dhe cilësinë maksimale të mundshme gjatë kryerjes se shërbimit
  • 3.2 Grumbullimi i porosive bëhet në vendin dhe kohën e dakorduar paraprakisht gjatë orarit të punës 08:00 – 20:00 ( E Hënë – E Shtunë, ndërsa të Dielave do të punohet në bazë të kërkesave së Klientve.
  • 3.3 Procesi i shpërndarjes do të kryhet brenda një afati kohor të përcaktuar në ofertë nga momenti i marrjës në dorëzim të dërgesave. Dorëzimi i dërgesave të pritësi do të kryhet gjithmonë brenda orarit prej 24 oresh nga momenti i dorëzimit të dërgesës në zyret tona. Porositë që pranohen në zyret tona deri në ora 09:00 dalin në dorezim atë ditë.
  • 3.4 Pranimi iI pagesës për porositë bëhet në afat prej 24 orësh, pasi të dorëzohet porosia.
  • 3.5 Për të arritur efikasitetin maksimal në shpërndarjen e mallrave OPERATORI merr përsipër të telefonoj pritësin duke e informuar për dorëzimin e mallit dhe detyrimin që pritësi ka ndaj Klientit. Në rastet kur numri i telefonit dhe/ose adresa nuk është e saktë, atëhërë OPERATORI informon Klientin duke kërkuar informacion shtesë, gjithashtu do presë në periudhë kohore prej 5 minutash për ndonje përditësim të informacionit.
  • 3.6 OPERATORI është e detyruar të ruaj sekretin e korrespondences, si dhe të kujdeset për trajtimin konfidencial të çdo informacioni që merr në lidhje me veprimtarinë e Klientit.
  • 3.7 OPERATORI detyrohet të respektoj detyrimin për mbrojtjen e të dhënave të Klientit , në përputhje me kërkesat e ligjit ”Për shërbimet Postare&Transportit në Republikën e Kosovës.
  • 3.8 OPERATORI do t’i dërgoj Klientit raport ditor mbi statusin e dërgesave përmes sistemit për menaxhim të llogarisë N’PORTAL.

Neni 4

DETYRIMET E KLIENTIT


  • 4.1 Klienti detyrohet t’i siguroje OPERATORIT gjithë informacionin e kërkuar për sa i përketë elementeve të nevojshëm për kryerjen e shërbimit si adresa ose elemente të tjerë që ndihmojnë në kryerjen e tij në parametrat e sipërcaktuar.
  • 4.2 Klienti mund të kërkojë sigurimin e mallit rast pas rasti konfor me legjislacionit Vendas mbi sigurimin e mallit në udhëtim. Ai mund të kryeje edhe vete sigurimin e mallit kur e sheh të arsyeshme. Në çdo rast, sigurimi i mallit mbetet detyrim i Klientit.
  • 4.3 Kur malli është pranuar në poste në gjendje të rregullt nga Klienti dhe pëson dëmtime të pjeseshme ose tërsore apo humbje, OPERATORI do e dëmshpërblej Klientin me shumën e tërësishme të atij produkti që veç se është cekur paraprakisht në faturë.
  • 4.4 Paketimi është përgjegjësi i Klientit, i cili duhet të paketoj mallin në mënyrën e duhur duke i’u përshtatur specifikave të produktit.
  • 4.5 Klienti është përgjegjës për dëmet që rrjedhin si rezultat i mospaketimit të duhur të mallrave të tyre . Klienti heq dore nga e drejta e dëmshpërblimit për çdo dëmtim që ndodh gjatë transportit si rezultat i të metave në paketim.
  • 4.6 Klienti në çdo rast duhet të shoqëroj mallin me faturë tatimore.

Neni 5

DËRGESAT E NDALUARA


  • 5.1 OPERATORI ndalon rreptësisht trafikimin e të gjithë elementeve të ndaluar me ligj si narkotike, arme etj, të këtij lloji, përveç rasteve kur ligji e lejon shprehimisht një gjë të tillë

Neni 6

PAGESAT


  • 6.1 OPERATORI faturon shërbimet postare Klientit në intervalet e kërkuara nga KLIENTI por jo më pak se 1 herë në muaj. KLIENTI përmes uebfaqës për menaxhim të llogarisë së tij do të bëj kërkesë për barazim me ç’rast, OPERATORI do ti faturojë shërbimet postare.
  • 6.2 KLIENTI mund të zgjedh që faturën ta paguajë me bankë apo me të holla të gatshme.

Neni 7

ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE


  • 7.1 Çdo ndryshim i kësaj kontrate, për të cilën palët bien dakord rregullisht, do të bëhet gjithmonë me shkrim dhe nënshkruhet dhe vuloset rregullisht prej palëve.
  • 7.2 Të gjitha mosmarrëveshjetë që mund të lindin prej, ose në lidhje me zbatimin e kontratës, do të zgjidhen nga palët me mirëkuptim në përputhuje të neneve të kësaj kontrate.
  • 7.3 Në rast të ndonjë kontesti eventual në mes të palëve, Gjykata kompetente e Kosovës është kompentete për zgjidhjen e kontestit.

Neni 8

AFATI


  • 8.1 Afati i vlefshmerisë se kësaj kontrate do të jetë 12 muaj nga dita e lidhjes së saj me të drejtë rinovimi edhe për 12 muaj të tjerë.
  • 7.2 Afati i kryerjes së shërbimit postar do të fillojë nga momenti i tërheqjes së mallit në vendin e përcaktuar nga Klienti deri në mbërritjen e tij në destinacion. Në çdo rast ky afat duhet të jetë i mundshëm për Kompanine Postare,dhe objekt zgjatje të arsyeshme nëse ky i fundit do të hasi vështirësi për shkaqe të pavarura prej tij.

Neni 9

DISPOZITAT E FUNDIT


  • 9.1 Ndryshimi i përfaqësuesve të palëve kontraktuese nuk sjell ndryshime në kontrate.
  • 9.2 Në rast force madhore palët prezente janë të përjashtuar nga përgjegjësia për mospërmbushje detyrimi dhe/apo shkaktim dëmi, me përjashtim të rastit kur transporti është kryer pavaresisht forces madhore.
  • 9.3 Në këtë kontrate janë prezent të gjitha elementet e vlefshmërisë, pëlqimi i palëve që marrin përsipër detyrimet, shkaku i ligjshëm ku mbështet detyrimi, objekti për formen dhe lëndën e kontratës. Ndaj kjo kontrate mbetet në efekt deri në përfundim të saj apo kur të zgjidhet ligjerisht nga palet.
  • 9.4 Kjo kontrate përpilohet në 2 (Dy) kopje identike në gjuhën shqipe. Palët pasi u njohën me përmbajtjen e saj, e nënshkruajnë atë me vullnetin e tyre të plotë dhe të lirë.