Ne kemi investuar seriozisht në teknologjinë dhe
menaxhim të proceseve të punëve. Ju e keni vetëm
një pikë të qasjës nga e cila menaxhoni dhe
monitoroni cdo gjë në lidhje me llogarinë tuaj.
Nga ky portal ju mund të shtoni porosi, të shtoni
adresa të marrjes së porosive, të gjurmoni dërgesën
si dhe të njoftoni klientët tuaj automatikisht me
email/sms, e shumë funksione tjera që shtohen çdo
ditë.
Ne prej ditës së pare ju ofrojmë API Modulin, me të
cilin ju e lidhni teknikisht dyqanin tuaj apo
platformën tuaj të shitjeve online me sistemin tonë
dhe të gjitha porositë nga klientët tuaj regjistrohen
direkt ne sistemin tonë duke ju automatizuar
sistemin e porosive. Ndersa ne vijmë dhe i marrim
porosite e konfirmuara sipas intervale të caktuara
kohore.